Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka zhvilluar të mërkurën takim me drejtorët dhe nxënësit e shkollave të mesme, me të cilët ka diskutuar për dy kërkesa që janë përsëritur gjatë tërë vitit.
“Këshilli i nxënësve të shkollave të mesme kanë kërkesë që të lejohen ekskurzionet dhe mbrëmja e maturës.
Janë disa argumente dhe arsye të cilat nxënësit e mbështesin kërkesën e tyre. Andaj ne u drejtohemi me apel dhe kërkesë publike ndaj Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, që në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ta shqyrtojnë këtë kërkesë.
Shqyrtojeni këtë mundësi që përmes një manuali apo rregullore e cila e ruan shëndetin e tyre, ta jetësojnë ëndrrën e tyre”, ka thënë Muharremaj pas takimit..