Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” pranon donacion prej 5,000 dollarë nga ish-ushtarja amerikane, Dr. Elaine Berkoëitz, për Departamentin e Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë. ( Rektorati i UP-së, Prishtinë, ora 09:00)
Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)
“Dita e Informimit për Cilësinë e Ajrit” mban aktivitet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë, ora 12:00)
Promovohet libri “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit të autorit Jusuf Buxhovi. (Biblioteka Publike “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, ora 12:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë të re plenare. (Salla e seancave plenare, ora 15:00)