Kryetari Bulliqi po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Kosova

Kryetari Bulliqi po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 09:54
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi me bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë zyrtare në Komunën Kestel, me ftesë të Kordinatorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

Qëllimi i vizitës së Kryetarit Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Fevzi Jetullahu, drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural, Vigan Salihu dhe zëdhënesin, Fatri Zhitia në qytetin e Bursës është vendosja e kontakteve për të inicuar lidhjen e marrëveshjes së miqësisë në mes të Komunës së Podujevës dhe Komunës Kestel.

Në ditën e parë të vizitës Kryetari Bulliqi ka vizituar Qendrën Kulturore të Kosovës në Bursa ku u takua më bashkatdhetarë që jetojnë në Bursa, të cilët i falënderoi për pritjen dhe me ta bisedoi për punët dhe angazhimet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Para tyre kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të thelluar komunikimin dhe për të inicuar bashkëpunime që janë në dobi të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Turqi, duke garantuar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Podujevës.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite kryetari Bulliqi ka vizituar edhe fabriken industriale “Ermetal”, pronar i të cilës është Fahretin Güneler me prejardhje nga Gjilani, një afarist i sukseshëm shqiptar në industrinë e prodhimit në Bursa.

Në ditët në vazhdim kryetari Bulliqi me bashkëpunëtorë do të vizitoj edhe institucione e organizime tjera, në funksion të njohjes dhe me qëllim të avancimit të raporteve ndërkomunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat