Zeka për projektligjin për gjykimin në mungesë: Qeveria ka rënë në grackë, arsyetohet mospuna e prokurorisë

Kosova

Zeka për projektligjin për gjykimin në mungesë: Qeveria ka rënë në grackë, arsyetohet mospuna e prokurorisë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 00:21
Yll Zeka

Yll Zeka nga IKD ka thënë se hapja e rrugës për gjykimin e krimeve të luftës përmes projektligjit tregon një anë të errët të drejtësisë vendore.

“Ministrja Albulena Haxhiu adresoi çështjen e ligjit për gjykime në mungesë që kishte dalë si kërkesë e Prokurorisë Speciale. E shoh si një arsyetim dhe rënie në gracë e qeverisë për të arsyetuar mospunën e prokurorisë për të adresuar krimet e luftës në Kosovë”, është shprehur Zeka.

“Historiku na tregon se nga vitit 2000 nga administrata e UNMIK, EULEX deri në 2014 kur kompetencat i merr Prokuroria Speciale e Kosovës kanë dështuar në trajtimin e këtyre veprave penale. Kemi të dënuar vetëm 40 persona për krime lufte dhe nëse shohim aspektin kombëtar shohim se 35 kanë qenë shqiptarë, katër serbë dhe një malazez”.

Sipas Zekës nga këto të dhëna shihet se sistemi politik kosovar dhe sistemi gjyqësor  kanë dështuar në ndjekjen e krimeve të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat