Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konference për media.
Konferenca do të mbahet në ora 13:00, tek zyrat qendrore të PDK-së.
Në njoftimin për media, PDK nuk ka dhënë detaje për arsyejen e thirrjes së konferencës.
Megjithëkëtë, të enjten debatit parlamentar për organizimin e mësimit gjatë pandemisë, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm 27 vota kanë qenë për miratimin e kësaj rezolute, 50 kundër dhe asnjë abstenim.
Pas kësaj, para gazetarëve doli deputetja nga PDK-, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo e ka vlerësuar për keqardhje mosmiratimin e rezolutës për arsimin në Kuvendin e Kosovës, të propozuar nga partia e saj.
Po ashtu Deliu-Kodra tha se Qeveria Kurti solli sistemin arsimor drejt dështimit të plotë gjatë pandemisë Covid 19.