Njëri nga udhëheqësit e Vetëvendosjes në Istog, Florin Dreshaj është takuar sot me biznesmenin e njohur, Arif Elshani.
Dreshaj ka publikuar një foto në Facebook me Elshanin që njihet si biznesmen i suksesshëm në Istog dhe më gjerë.
Elshani ka qenë kandidat i pavarur për kryetar të Istogut në zgjedhjet e kaluara, ndërsa njihet edhe si asambleist tejet i zëshëm dhe kritik ndaj qeverisjes lokale në Istog.
Emri i tij për kryetar të Komunës së Istogut nga Vetëvendosje është lakuar edhe në qarqet lokale të këtij qyteti.
Se a ka qenë vetëm një takim i rastit apo një bashkëbisedim me arsye mes Dreshajt e Elshanit, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.