Tahiri prezenton kandidatin e radhës për Asamble komunale në Podujevë

Kosova

Tahiri prezenton kandidatin e radhës për Asamble komunale në Podujevë

Nga: A.SH Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:16
Arbnor Fazliu dhe Besnik Tahiri

Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri ka prezentuar asambleistin nga radhët e AAK-së, Arbnor Fazliu.

Ai ka diplomuar në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit Rrugor, i licencuar për instruktor të shoferëve dhe në proces të licencimit për ligjërues të autoshkollave.

Postimi në Facebook:

Arbnor Fazliu nga Fshati Dumnicë e Epërme, ka diplomuar në Inxhinieri të Trafikut dhe Transportit Rrugor, i licencuar për instruktor të shoferëve dhe në proces të licencimit për ligjërues të autoshkollave.

Arbnori, do të jetë pjesë e ekipit për infrastukturë dhe kandidat për asamble komunale. Ai do të angazhohet në analizën e mobilitetit urban, duke përfshirë linjat e trafikut urban dhe ndërurban, organizimin e sistemit të rrugëve, parkingjet publike dhe parkingjet me ndalesa të shkurta afër shkollave.

Arbnori do të bëjë indentifikimin dhe eliminimi e pikave kritike të rrezikut në rrugë, për të parandaluar humbjen e jetëve.

Ndërtimi i sheshit, ka rënduar trafikun dhe qasjen e qytetarëve në shërbime, ndërkaq secili prind në qytet është në hall me dërgimin/marrjen e fëmijëve në shkollë, ne do të prodhojmë zgjidhje me ndalesa të shkurtëra, transport për fëmijë

Ne do të prodhojmë zgjidhje të qëndrueshme për përgjigjet e banorëve në objektet kolektive, nëpëmjet menaxhimit me ndërrmarrjen publike. Na duhet shumë punë e përkushtim në mobilitetin e qytetit, për t'iu ikur inskenimeve që t'u lehtësohet jeta banorëve, vizitorëve e diasporës.

E gjithë kjo do të arrihet me vullnetin dhe përkushtimin e ekipit tim për përmisimin e jetës së banorëve të Podujevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat