Analisti Bekim Salihu ka reaguar pas arrestimit dhe ekstradimit të disa qytetarëve të Kosovës për në Gjermani.
Sipas tij, aty ku kryhet vepra duhet realizohet edhe gjykimi.
Ai thotë se qasja jonë si vend i thyen normat bazë të sistemit të së drejtës ndërkombëtare.
"Arrestohen personat në Kosovë, që janë përfshirë në raste inkriminuse në Kosovë, në rastin e quajtur "call center" dhe të njejtit pritet të ekstradohen në Gjermani dhe kjo nga ekspert dhe nga zyrtaret e shtetit quhet normale".
"Asnjë person nuk mund të dënohet në vendin tjetër nëse krimi është bërë në vendin tuaj. Nëse nga vepra e kryer në Kosovë është demtuar dikush në Gjermani, atëherë ata duhet te paraqiten para gjykatave të Kosovës si deshmitar dhe jo personat e inkriminuar me veprime në Kosovë të paraqiten para gjykatave të shtetit tjetër", tha Salihu.
Analisti shtoi se koncepti dhe praktikat e ekstradimit lidhen me rastet kur p.sh njè person kryen krim në Gjermani dhe strehohet në Kosovë dhe e kundërta, por jo për ekstradim të qytetarëve që kryen vepra inkriminuse në vendin tuaj. Kjo del jashtë çdo praktike të së drejtës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare.