Në Kosovë janë vaksinuar mbi 78,000 qytetarë që kur ka nisur procesi i vaksinimit kundër COVID-19. Vetëm gjatë ditës së shtunë u vaksinuan rreth 3 mijë qytetarë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e infektimit me koronavirus në Kosovë vazhdojnë të bien. Ditën e shtunë u shënuan vetëm 20 raste të reja, ndërsa u shëruan 197 pacientë.
Po ashtu gjatë ditës së shtunë nuk pati as viktima nga ky virus. Ndërsa janë vetëm 1 mijë e 334 raste aktive në nivel vendi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.