Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, është një prej kryetarëve të komunave të vendit që del jo pak në teren.
Ai ka treguar një gjë tejet interesante, duke thënë se i mbanë në veturë çdo here çizmet, siç ka thënë të jetë i gatshëm të dale në teren, në kohë vërshimesh apo ngjarje të ngjashme.
“I mbaj çizmet në veturë, se me pas vërshime dalë menjëherë”, ka thënë Muharremaj.
Ai thotë se qytetarët e kanë zgjedhur dhe duhet të dalë në teren, edhe në shi edhe në mal.