Një mjet shpërthyes u gjet mbrëmjen e së shtunës afër një gurthyesi në Shalë të Lipjanit.
Policia e Forca e Sigurisë së Kosovës e larguan atë pa shkaktuar dëm.
Megjithëse nuk janë të sigurt që ky rast është kërcënim për ta, nga kompania që kryen punë këtu, ankohen për dëme të vazhdueshme që po u bëhen.
Ditë më parë, dikush ua kalli eskavatorin e ua preu me sharrë shtyllat elektrike.
“Është djegë i tëri, vlera e tij është mbi 100 mijë euro. Pas kësaj ka ndodhë edhe dëmtimi i shtyllave elektrike”, thotë Asim Qorri, menaxher në DT Mining.
Këta madje posedojnë një telefonatë të incizuar, kur dikush i kërcënoi për t’i ndalur punët në gurthyes.
Megjithëse arsyetohen se posedojnë dokumentet e nevojshme, banorët janë kategorik kundër gurthyesit. Shaljanët kanë protestuar e nënshkruar edhe peticion që kompania të largohet nga fshati, pasi konsiderojnë se po dëmtohen.
Një mjet shpërthyes u gjet mbrëmjen e së shtunës afër një gurthyesi në Shalë të Lipjanit.
Policia e Forca e Sigurisë së Kosovës e larguan atë pa shkaktuar dëm.
Megjithëse nuk janë të sigurt që ky rast është kërcënim për ta, nga kompania që kryen punë këtu, ankohen për dëme të vazhdueshme që po u bëhen.
Ditë më parë, dikush ua kalli eskavatorin e ua preu me sharrë shtyllat elektrike.
“Është djegë i tëri, vlera e tij është mbi 100 mijë euro. Pas kësaj ka ndodhë edhe dëmtimi i shtyllave elektrike”, thotë Asim Qorri, menaxher në DT Mining, njofton Klan Kosova.
Këta madje posedojnë një telefonatë të incizuar, kur dikush i kërcënoi për t’i ndalur punët në gurthyes.
Megjithëse arsyetohen se posedojnë dokumentet e nevojshme, banorët janë kategorik kundër gurthyesit. Shaljanët kanë protestuar e nënshkruar edhe peticion që kompania të largohet nga fshati, pasi konsiderojnë se po dëmtohen.
“Është afër lumit, afër rrugës, i kemi mbi 700 nxënës që ndjehen të rrezikuar”, thonë nga Këshilli i Fshatit.
Por në DT Mining thonë se gurthyesi nuk e dëmton mjedisin.
Banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protesta, nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre.