Javë me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima

Kosova

Javë me mot të paqëndrueshëm, me shi e bubullima

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 06:26
Ilustrim

Ditën e hënë indeksi i rrezeve UV do të jetë përreth vlerave mesatare, e nga dita e martë në vlera të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal ndaj rrezeve të diellit orëve të mesditës.

7.06 - Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten kushte për të reshura shiu të cilat gjatë ditës zhvillohen edhe si shtrëngata shiu. Vende-vende reshjet vazhdojnë edhe vonë në mbrëmje.

8.06 - Pjesërisht vranët e me intervale më të gjata me diell. Mirëpo, përreth viseve malore mbeten kushte për rrebeshe shiu me bubullima.

9.06 - Intervale më të gjata me diell. Orëve të pasdites përreth viseve malore me kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

10.06 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

11.06 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite me kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes, ku lëvizin brenda vlerave mesatare, deri ditën e premte kur pësojnë sërish rënie të lehtë. Minimalet luhaten nga 12C deri në 14C, e maksimalet zbresin në 21C ditën e hënë, e më pas lëvizin nga 23C deri 25C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu e verilindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike brenda vlerave normale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat