Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit?

Kosova

Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit?

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:36
Vetëvendosje

Duke qenë se Vetëvendosje ka pasur një rritje të madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, kandidatura e kësaj partie për kryetar te Drenasit në zgjedhjet lokale të vjeshtes zgjon interesim për qytetarët e Drenasit.

Sipas burimeve brenda degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka shpallur kandidaturen e tij për kryetar të Drenasit brenda strukturave te VV-së të cilat me anë votimit e përcaktojnë kandidatin.

Po ashtu, kandidatura tjera nuk janë shpallur ende dhe nëse nuk do të ketë kandiatura tjera, atëherë Elezi mund të jetë prap kandidat per kryetar të Drenasit.

Ju kujtojmë që Elezi ishte kandidat për kryetar edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat