Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka nderuar familjen Krasniqi me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare.
“Për lirinë e Kosovës, u sakrifikuan shumë familje shqiptare, e shpesh fati i njëjtë i ka përcjellur disa familje në disa gjenerata. Rruga dhe përpjekja jonë për liri nuk ishte aspak e lehtë”.
Postimi në Facebook:
Për lirinë e Kosovës, u sakrifikuan shumë familje shqiptare, e shpesh fati i njëjtë i ka përcjellur disa familje në disa gjenerata. Rruga dhe përpjekja jonë për liri nuk ishte aspak e lehtë.
Në masakrën që ndodhi në Fushë Kosovë, në fund të marsit dhe fillim të prillit të përgjakshëm të vitit 1999, shumë familje u shuan apo humbën më të dashurit e tyre. E tillë është storia e familjes Krasniqi.
Blerta, ende nuk kishte mbushur 12 vjet, kur u ekzekutua nga barbarët, bashkë me babain e saj Dr. Fatmirin dhe xhaxhain Arbenin. Armiku nuk kurseu as gjyshërit e saj, Hamitin e Veziren.
Sot, në nderim të sakrificës së tyre, vëllait Afrimit dhe familjes Krasniqi, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështjen kombëtare shqiptare.