Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Kosova

Haradinaj humb një bashkëluftëtar: Ishim bashkë në kohërat më të vështira

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj dhe Ali Avdijaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Avdijaj me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Ali Avdijaj.

Haradinaj ka thënë se ishin bashkë në kohët më të vështira.

Postimi në Facebook:

Lamtumirë baci Ali! Në kohërat më të vështira ishim bashkë. Do e kujtojmë përgjithmonë vendosmërinë, trimërinë dhe guximin e tij. Zoti i forcoftë familjen dhe bashkëluftëtarët për këtë humbje të madhe. Baci Ali u prehtë në paqen e përjetshme!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat