Këshilli Organizativ për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e radhës.
Aty janë finalizuar shumica e aktiviteteve për shënimin e datës më të rëndësishme për Komunën e Malishevës.
Në këtë mbledhje gjithashtu janë marrë edhe vendime-propozime të cilat janë rekomanduar për miratim në Kuvendin e Komunës, e që lidhen me shënimin e 16 Qershorit.
Në këtë mbledhje u bë e ditur se shumica e përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, kanë përfunduar dhe tani janë duke u finalizuar.