Sot në territorin e Komunës së Malishevës me covid-19 doli vetëm një rast.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin komunal emergjent në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1124 rate, prej tyre 1069 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 3 persona.