Prej nesër fillon Java e Vetëvendosjes, ku krahas shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, të themelimit të VV-së, të aktivistit Arbnor Dehari, e të ditëlindjes së veprimtarit Ukshin Hoti, aktivitetet këtë vit do të përqendrohen edhe në çështje që lidhen me nivelin e zhvillimit lokal, atë komunal.
"Nesër në kuadër të ditës së parë, në qytetin e Prizrenit do të mund t’i ndiqni këto aktivitete:
09:00 - Ekspozitë me historikun e Lidhjes te holli i Lidhjes;
10:00 - Vendosja e flamurin kombëtar te kalaja e Prizrenit;
11:00 - Vizita zyrtare e kryekuvendarit Glauk Konjufca dhe ministrit të kulturës Hajrullah Çeku te objekti i Lidhjes, dhe ligjërata e organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës;
14:00 – Bashkëbisedim përmes platformës ZOOM online me Arbër Zaimin me Iliaz Shehun, nën temën: Evolucioni i konceptit të bashkimit kombëtar që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit deri më sot.
18:00 – Program artistik te objekti i Lidhjes, organizuar nga Komuna e Prizrenit.
20:30 – Flakadanët.
Ju mirëpresim në aktivitetet tona.", thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.