Stacioni policor i Shtimës, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar të pikës 2.3.1 të Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me Bashkësisë Islame në Shtime, kryeimamin Skender Baftiu.
Në këtë takim, kanë marr pjesë komandanti stacionit policor të Shtimes dhe mbikëqyrësi i sektorit nga ky stacion .
Në këtë takim, veç tjerash është diskutuar edhe situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë dhe stabile në komunën e Shtimës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, të parapara me këtë strategji edhe nëpër komunat tjera të rajonit të Ferizajt.