Nënkryetari dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas mbajtjes së liturgjisë serbe në Kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se sot Qeveria Kurti lejoi të shkelet dinjiteti i shtetit tonë.
Lekaj tha se një tempull fetar nuk mund të këtë themelet mbi fashizmin e Kasapit të Ballkanit.
“Sot Qeveria Kurti lejoi të shkelet dinjiteti i shtetit tonë, duke i hapur dyert një objekti që vetëm Millosheviçi pretendonte se është fetar. Të gjithë e dimë, se një tempull fetar e i paqes nuk mund të ketë temele mbi idetë fashiste të kasapit të Ballkanit”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka thënë se objekti i Kishës në kampusin e UP-së nuk ësht objekt fetar.
“Andaj, një objekt i tillë nuk është asesi fetar dhe nuk i ndihmon lirisë fetare në Kosovë”, ka shtuar Lekaj.