Ngjarjet e datës 11 qershor:
Në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit i kushtohet 12 qershorit – Ditës së Paqes. (Shkollat në Kosovë, ora 08:00)
Partia Socialdemokrate mban aktivitet. (Pranë Rektoratit të UP-së, Prishtinë, ora 09:30)
Kuvendi mban seancë plenare. Kryeministri Albin Kurti raporton për dialogun me Serbinë. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) në partneritet me Terre des hommes, mban punëtorinë për gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me David Philips. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Parlamenti Studentor i UP-së “Hasan Prishtina”, mban aktivitet para objektit të Kishës Ortodokse serbe. (Kampusi i UP-së, ora 11:00)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie, flet për punën që është bërë në MAShTI prej kohës që ka marrë detyrën si Ministre. (Objekti i MAShTI, ora 12:00)
Aktivitete për nder të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit.
Agjenda e aktiviteteve:
Ora 12:30- Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Krushë e Madhe
Ora 13:00 - Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë bazë të UÇK-së në fshatin Celinë
Ora 17:00 - Gara sportive në futboll të vogël- Palestra Sportive“Mizahir Isma”.
Komuna e Prizrenit hap ekspozitën “Salloni Pranveror i Artit” për nder të Festave të Qershorit. (Kino Europa, Prizren, ora 13:00)
Mbahet koncerti i Orkestrës së Filharmonisë të Universitetit të Arteve të Bukura të Tiranës “Ibrahim Madhi” solist Kastriot Tusha. (Salla e Kino Lumbardhit, Prizren, ora 19:00)