Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në vend. Sipas PW, në fundjavë mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë mot me vransira e intervale me diell, pa të reshura.
Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi. Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.
Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.
13.06 – Kryesisht me vransira. Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima. Në mbrëmje me kthjellime.
14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.
15.06 – Vransira dhe intervale me diell.
16.06 – Vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë. Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.
Era do të fryjë mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.