Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Drenas, të shtunën filluan Javën e Lëvizjes ku qëndruan në fshatin Tërstenik.
“Organizuam një piknik dhe një turne simbolik shahu ndërmjet aktivistëve të qendrës sonë”, thuhet në njoftimin e VV-së në Drenas.
Po ashtu, gjatë gjithë kësaj jave është njoftuar se do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme.
VV ka shënuar 16 vjetorin e themelimit.