Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri.
13 qershori është ditë që na kthen pas në kohë për ta kujtuar dhe nderuar lavdin e dëshmorëve dhe atyre që luftuan për liri.
Po ashtu sot në Suharekë për nder të kësaj dite u nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një organizimi simbolik nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, u ndanë mirënjohje vetëm për një pjesë të tyre, për shkak të pandemisë, megjithëse shoqata ka ndarë mirënjohje për të gjithë.