13 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Suharekës, ku për nder të kësaj dite përkujtohen dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.
Si çdo vit, edhe këtë herë pati aktivitete të shumta në krye me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj.
Muharremaj së bashku me shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së.
Kryetari për nder të kësaj dite kujtoi dëshmorët e Suharekës, të cilët ranë për liri.
Ndryshe, qyteti i Suharekës është stolisur me flamuj për këtë ditë të veçantë.
Postimi:
Dëshmorët janë krenaria jonë. Kuptimi i lirisë dhe i shtetësisë sonë është i lidhur me kujtimin dhe nderimin për sakrificën e tyre.
Sot nderuam veprën heroike të Fadil Elshanit duke treguar kështu se ndër breza jemi të lidhur përjetsisht me lavdinë e tyre.
Bali Muharremaj