Sot në fshatin Nedakoc të Komunes së Vushtrrisë, u vu gurthemeli për rindertimin e xhamisë së fshatit.
I pranishëm në ceremonin e vënjes së gurthemelit, ishte edhe kryeimami i KBI-Vushtrri, Basri ef. Zekolli.
Kjo xhami po rindërtohet nga vetëm familja e Ridvan Pushkolli, familje e cila ka shprehur vullnetin për ta rindërtuar e kompletuar këtë xhami.
KBI- Vushtrri ka falënderuar familjen Pushkolli për kontributin e saj në rindërtimin e xhamisë.