Në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit kundër COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 3 mijë e 205 persona.
Deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 102 mijë e 598 persona.
Ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 11 mijë e 19 persona.
E nga sot ka nisur procesi masiv i vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se brenda një muaji pritet të bëhet vaksinimi i 320 mijë qytetarëve.