Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me Shoqatën e autotaksive të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka njoftuar se kanë marrë vendim që të martën e javës së ardhshme të mbahet një protestë.
Azemi, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e protestës.
"Në takimin e sotëm me Shoqatën e autotaksive të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për shkak të mos krijimit të kushteve të punës në ANP nga Komuna e Lipjanit dhe Policia e Kosovës.
Shoqata Sindikale në bashkëveprim me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës morën vendim që nga e martja të fillohet me protesta dhe greva gjerë në krijimin e kushteve për punë" shkruan ai.