Shiu i rrëmbyeshëm që ra sot në Prishtinë, vërshoi pjesë të mëdha të qytetit dhe fshatrave përreth.
Këto vërshime hyjnë në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore.
Është evidente që sa herë që po kemi reshje më të theksuara po shkaktohen vërshime.
Institucionet përgjegjëse si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, duhet që në vazhdimësi të punojnë në rregullimin e shtretërve të lumenjëve, kanaleve të hapura dhe përrockave, si dhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve dhe dëmet e mundshme të jenë sa më të vogla.
Autori, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).