Veteranët e UÇK-së në shenjë nderimi të përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë, kana vendosur shkronjat UÇK në fshatin Ngucat të Malishevës.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë.
“Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë”, ka shkruar ai.