Për shkelje të masave anti COVID-19, Policia gjobiti vetëm një person

Kosova

Për shkelje të masave anti COVID-19, Policia gjobiti vetëm një person

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:52
Ilustrim

Një person është gjobitur për shkelje të masave kundër COVID-19 në Kosovë.

Kjo tregohet në raportin e fundit të policisë sa i përket gjobave, përfshirë ato të trafikut.

Në 24 orët e fundit në vend kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, nuk ka pasur asnjë aksident më fatalitet.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe një mijë e 103 tiketa të trafikut.

Ndërsa, tiketa në bazë të ligjit COVID-19 është shqiptuar vetëm një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat