Disa pjesë të qytetit të Podujevës janë përfshirë nga breshëri duke shaktuar dëme bujqësore.
Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se do të formohet një Komision për evidentimin e dëmeve të shkaktuara për të parë saktësisht dëmet që janë shkaktuar dhe në bazë të mundësive buxhetore do ta bëjmë kompenzimin për bujqët dhe familjet e prekura nga ky breshër.
Postimi në Facebook:
Në disa pjesë të Komunës së Podujevës ka rënë sasi e madhe breshëri dhe kjo ka shkaktuar dëme të konsiderueshme sidomos në rendimentet bujqësore, së shpejti do ta formojmë Komisionin për evidentimin e dëmeve të shkaktuara për të parë saktësisht dëmet që janë shkaktuar dhe në bazë të mundësive buxhetore do ta bëjmë kompenzimin për bujqët dhe familjet e prekura nga ky breshër.