Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se misioni i tyre është që Therandën t’ia kthejnë LDK-së.
Kështu ai tha këtë të hënë pasi bëri nderime pranë varrit të Ukë Bytyqit e dy shoqëruesve të tij Bajram Bytyçi e Bafti Bajrami duke vazhduar kështu edhe tek Dëshmorët e Kombit, Imer Bytyqi e Skënder Bytyçi në Nishor, ku u pritën nga shumë qytetarë në fshatin Semetisht.
“Është mision i yni që Therandën e Ukë Bytyçit, t’ia kthejmë LDK-së” , u shpreh Abdixhiku.
Bashkë me të ishin edhe kryetari i degës, Ardian Shala, si dhe deputeti Armend Zemaj të cilët gjithashtu folën për qeverisjen e Therandës.