Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës do të organizojë konferencë akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës - një qasje proaktive”.
Fjalën hyrëse të kësaj konference do ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla.
Folës kryesorë do të jenë ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan;
profesori David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; si dhe z. Sébastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaurès.