Komuna shpërndanë edhe 70 krerë mëshqerra për fermerët llapjanë

Kosova

Komuna shpërndanë edhe 70 krerë mëshqerra për fermerët llapjanë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 11:39
Foto

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) ka finalizuar projektin për mbështëtjen e blegtorëve llapjanë me 70 krerë mëshqerra.

Sot ka përfunduar edhe faza e dytë e këtij projekti, ku është bërë shpërndarja e mëshqerrave për 28 fermerët e fundit.

Me këtë rast drejtori i DBPZHR-së, Vigan Salihu tha se mbështëtja për sektorin e blegtorisë është prioritet për këtë drejtori.

“Blegtoria është prioritet për ne si drejtori. Në kuadër të këtij projekti nga një mëshqerrë e kanë përfituar 70 blegtorë dhe sot ka përfunduar edhe procesi i shpërndarjes së tyre. Mbështetje ndaj këtij sektori do të vazhdojë, nga buxheti i komunës, por edhe në bashkëpunim me donatorë”. tha drejtori Salihu.

Ky projekt është realizuar nga DBPZHR, me bashkëfinancim edhe nga fermerët përfitues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat