Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në Malishevë

Kosova

Vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në Malishevë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:42
Foto

Punimet në rregullimin e hapësirës përgjatë lumit Mirusha në qytetin e Malishevës ku do të ketë shëtitore dhe shteg për biçikleta, janë duke vazhduar sipas planifikimit dhe brenda këtij viti, pritet edhe rregullimi i tërësishëm i kësaj hapësire.

Punimet në rregullimin e kësaj hapësire, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar nga punëkryesi me punimet e deritanishme.

“Ndërtimi apo rregullimi i kësaj hapësire, përveç që do të ketë një pamje të bukur, do të ketë edhe rol të shumëfishtë, e mbi të gjitha, me rregullimin e shtratit dhe hapësirës përreth, do të zvogëlohet edhe mundësia e vërshimeve, pasi kjo do ta pengoj daljen nga shtrati të lumit, në këtë pjesë”, ka thënë Berisha, gjatë inspektimit të punimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat