Ujmani është pasuri e pa tjetërsueshme e Kosovës.
Hoti e ka gabim kur kërleshet për marrëveshjen e Washingtonit për Ujmanin.
Kur lavdërohej për këtë Marrëveshje në seancën e Parlamentit, nuk e dinte i gjori se Serbinë e kishte bërë hisetare në njërin ndër asetet më të rëndësishme të Kosovës Liqenin e Ujmanit.
Ata që e kuptojnë në thellësinë e duhur Marrëveshjen e Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë, në mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Avdullah Hotit ish-kryeministrit, në prani të ish Presidentit amerikan Donald Trump, kjo Marrëveshje e kthen Serbinë në Kosovë.
Marrëveshja e Avdullah Hotit dhe e Aleksandar Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë në Washington për Liqenin e Ujmanit i ngjan drynit të Nastradin Hoxhës: Nastradin Hoxha e kishte marrë një sharrë dhe e prente një dry të një lokali.
Një kalimtar i rastit i tha! Nastradin çka po bënë?
Po i bie lahutës i tha Nastradini.
Nuk po i dëgjohet zëri ia ktheu kalimtari.
Nastradini i tha: “Hajt se nesër ia ndiejnë zërin".
Përnjëmend të nesërmen u përhap lajmi u burgos Nastradin Hoxha.