Në komunën e Suharekës ditën e diel është bërë dezinsektimi kundër etheve Hemoragjike-Krime Kongo, të cilat shfaqen nga pickimi i rriqrave.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
“Dezinsektimi kunder etheve Hemoragjike-Krime Kongo, në Komunen e Suharekës u bë sot si masë mbrojtëse.
Angazhimi ynë është serioz dhe ne po veprojmë brenda kapaciteteve tona”, është shprehur ai.