Mëngjesin e sotëm u raportua për gjetjen e një trupi të pajetë në një mal të Skënderajt.
Mësohet se bëhet fjalë për një 48 vjeçar që ishte ushtar në luftën e fundit.
Burime brenda Policisë i kanë konfirmuar gazetës se bëhet fjalë për personin me iniciale Bekim Miftari.
Burimet kanë konfirmuar se ai ishte luftëtar i UÇK-së në këtë zonë.
Sipas informacioneve, 48 vjeçari u gjet i varur në litar në mal dhe nuk ka dyshime të tjera rreth vdekjes.
Bekimi është varrosur sot në fshatin e tij, Çubrel, rreth orës 14:00.