Banorët e fshatit Miradi të Fushë Kosovës për rreth 30 minuta e kanë bllokuar hyrjen e fshatit me veturat e tyre.
Kjo si shenjë proteste për mosrregullimin e rrugës që të dërgon në këtë fshat.
Ata kanë kërkuar urgjentisht nga institucionet t’iu bëhet një zgjidhje, ose në të kundërtën do të vazhdojnë me protesta edhe më masive.
