Komuna e Podujevës më 30 qershor do të fillojë dezinsketimin e qytetit.
Kjo do të nisë me dezinsketimin përreth lumenjëve, Llap dhe Dumnicë.
Kështu ka njoftuar komuna e Podujevës.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se nga data 30.06.2021, Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë dezinsektimin e hapësirave përreth lumenjëve, Llap dhe Dumnicë.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme bëhet me qëllim të zvogëlimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese si masë parandaluse për perhapjen e sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave të jashtme fillon nga data 30.06.2021 deri më datën 03.07.2021.
Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet me datë 30.06.2021 dhe fillon prej orës 20:00.
Më datën 30.06.2021 - dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat Peran, Bajçinë, Dobërdol.
Më datën 01.07.2021 -dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit, Podujevë dhe fshatrat Sekiraçë Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë.
Më datën 02.07.2021- dezinsektimi rreth lumit Llap, Llugë, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.
Më datën 03.07.2021 - dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.
Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00.
Me këtë raste njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të lartëpërmendura të mos i lëshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin për shkak të kujdesit dhe dëmeve eventuale që mund t’u shkaktohen bletëve të tyre.
Nr. kontaktues per informacione :
044-221-641 044-703-087