Dje, më 30 qershor, ndërroi jetë mësuesja dhe pishtarja e arsimit znj. Nesrete Radoniqi Shkodra.
Ajo punoi për 46 vite rradhazi duke u shpërblyer disa herë me titullin mësuesja më e mirë në Kosovë dhe ish-Jugosllavi.
Për të mësimdhënia ishte mision përtej planprogramit. Edukoi breza me radhë, me mbi 700 nxënës, duke u angazhuar edhe në kohë të vështira lufte për sigurimin e edukimit të nxënësve.
Lajmin e bën të ditur familja.