Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, Sami Musën, deputeti shqiptare në Parlamentin e Hamburgut.
35-vjeçari është një afaristët i njohur në Hamburg, përndryshe djali i veprimtarit Xhelil Musa me origjinë nga Pozharani i Vitisë, që njihet për kontributin dhe angazhimin e tij shumë vjeçar në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare.
Në takimin pritës të kryetarit Haliti, ishte edhe nënkryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, njiherit edhe kryetar i Lidhjes së shqiptarëve në Gjermani, Sebastian Nuiqi.
Kryetari Haliti, njoftoi mysafirët me aktivitetet e komunës, për projektet e realizuara dhe ato që parashihen në të ardhmen.