Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 245 vjetorin e Pavarësisë së saj.
Haradinaj thotë se 4 Korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë dhe është vet mesazhi i lirisë së kombeve.
Ai ka theksuar se Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës.
Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
4 korriku përçon mesazhin e idealeve të larta dhe vlerave universale të demokracisë. 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve.
Kosova do të jetë gjithmonë përkrah Amerikës, e cila është shembull që ne me krenari e ndjekim. Andaj 4 korriku është edhe festë e jona. Urime ??”, ka shkruar Haradinaj në “facebook”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/04/auto_209674800_2804616872996042_3887966119565619374_n1625394483.jpg)