Cilësia e ajrit në ditët e ardhshme në përgjithëse mbetet në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare.
Indeksi i rrezeve UV ditën e hënë do të jetë përreth vlerave mesatare, e nga e mërkura do të kalojë edhe në vlera shumë të larta, e që në kushte të një moti me kthjellime e diell, përgjatë orëve të mesditës, nga ora 10 deri 16, preferohet t'i ikim ekspozimit në rreze të diellit.
5.07 - Kryesisht me vransira. Paradite reshje lokale shiu. Gjatë ditës priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
6.07 - Pjesërisht vranët dhe më nxehtë.
7.07 - Kryesisht me diell dhe nxehtë.
8.07 - Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
9.07 - Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet gradualisht në rritje nga 26C, të hënën, deri në 35C, ditën e premte.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga kahu verior 3-12m/s.
Shtypja atmosferike të hënën me tendencë të rënies, e më pas gradualisht në rritje.