33 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë

Kosova

33 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Kosovë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 33 pacientë janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Njoftimi i plotë:

COVID-19: 86 pacientë po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 86 pacientë, sipas raportit të punës për datën 5 korrik 2021.

Nga ta, 33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 64 pacientë:

14 të konfirmuar me COVID-19

44 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë

19 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 16 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat