Shpërthimi në Mitrovicë, flet pronari i veturës

Kosova

Shpërthimi në Mitrovicë, flet pronari i veturës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur brenda një automjeti, në fshatin Suhudoll të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar rëndë pjesa prapa e veturës.

Bekim Aliu, pronari i veturës, ku pati shpërthim ka thënë në një intervistë në Info Magazine, se i kishte disa mbeturina në veturë që ishte duke i transportuar.

“Jam nisur me veturë për me shku në punë edhe me i heq do mbeturina. Kur kom dal jashtë e kom pa që ka kërsit bomba edhe te shtëpia e vëllaut, edhe në dyer, edhe shenjat i kam pa në dyert e Pasatit”.

Aliu nuk ka idenë se si erdhi deri tek ky incident, apo nëse këtë e ka bërë dikush me qëllim.

“Kom mendu qe është goma ajo që ka krisur, por kur e pashë situatën thirra policinë. Në momentin që kam dalë nga vetura dhe ja kam fillu me ecë, ka eksploduar”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat