Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për të burgosurit politik të viteve ’60, që sipas Haradinajt paraqesin paraqesin shkëndijat e para në realizimin e qëllimeve liridashëse të shqiptarëve.
“Ata ishin Flamurtarët e Lirisë”, ka shkruar haradinaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Ata ishin Flamurtarët e Lirisë!
Terrori shtetëror i ushtruar ndaj tyre dhe familjeve, asnjëherë nuk i ndali ata nga qëllimet për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, sot në Pejë, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për të burgosurit politik të viteve të ‘60-a, që paraqesin shkëndijat e para në realizimin e qëllimeve liridashëse të shqiptarëve.
Ejyp Kastrati dhe bashkëveprimtarët e tij tani të ndjerë, Shefqet Deqani, Avdyl Shala, Ahmet Gashi, Mehmet Krasniqi, Sylë Shala, Vesel Rexhepaj, Ahmet Zeka, Zeqë Shala dhe Selajdin Daci shkruan një pjesë shumë të lavdishme në përpjekjet tona për liri. Ata janë të pavdekshëm në kujtesën tonë historike.
RH