Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur që nga sot qytetarët e Prishtinës do të mund të furnizohen me Insulinë.
Furnizimi mund të bëhet vetëm në Barnatoren kryesore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Komuna e Prishtinës është ndër të parat që ka arritur furnizimin me Insulinë për banorët e saj.
Kontrata për furnizimin me Insulinë është realizuar nga Komuna, ndërsa sasia e siguruar pritet të mbulojë nevojat e të gjithë banorëve të Prishtinës për pesë muajt e ardhshëm.