Kryetari Naim Ismaili ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë dhe Komunës së Shtimes në kuadër të projektit "Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.
Programi synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022.
Qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara përfshirë masat e rimëkëmbjes nga COVID-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.
Në projekt Komuna e Shtimes përfshihet me 20 grante në sektorët bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30 për qind.
Vlera mesatare e një granti për një përfitues është deri në 2,000 euro, shumë kjo e cila përfshin kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.
Krahas pajisjeve, përfituesve do t'u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet. Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit.